rusise i bllokohet gjysma e rezerves se saj financiare 622efa759beaa

Rusisë i bllokohet gjysma e rezervës së saj financiare

March 14, 2022
1 minut lexim

Rusia tashmë ka humbur qasjen në pothuajse gjysmën e rezervave të saj financiare pas vendosjes së sanksioneve nga vendet perëndimore.

Sipas ministrit rus të Financave, Anton Siluanov vendi ka humbur qasjen e 300 miliardë dollarëve nga 640 miliardë dollarë që ka vendi.

“Vëllimi i përgjithshëm i rezervave tona është rreth 640 miliardë dollarë dhe rreth 300 miliardë janë të bllokuara dhe ne nuk mund t’i përdorim ato tani”, tha Silaunov.

Ai ka shtuar se borxhet ndaj vendeve jo-miqësore do të shlyhen me rubla.

“Borxhet ndaj vendeve jo-miqësore të Rusisë do t’i paguajmë me ekuivalentin e rublës”, ka shtuar ai.

Kujtojmë se pas agresionit ushtarak rus në Ukrainë, rreth 300 korporata perëndimore janë larguar nga Rusia.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

rusia bombardon fabriken e avioneve antonov 622ef1c8b048f
Story i mëparshëm

Rusia bombardon fabrikën e avionëve Antonov

feng shui per shkallet kete gabim assesi nuk duhet te beni ndikon keq ne energji 622efa79664d4
Story i radhës

Feng shui për shkallët – këtë gabim assesi nuk duhet të bëni, ndikon keq në energji!

Të fundit nga

Bitcoin prek rekord të ri

Sapo Bitcoin arriti një rekord të ri historik të mërkurën, bastvënësit në Polymarket hodhën menjëherë sytë drejt një objektivi edhe më të lartë, njëqind e pesëmbëdhjetë mijë dollarë, (115.000), brenda nëntë ditëve
ShkoLartë