Rusia zgjeron listën e ‘vendeve jomiqësore’ duke përfshirë territorin me popullsi prej vetëm rreth 50 banorësh

October 30, 2022
1 minut lexim

Qeveria ruse ka zgjeruar listën e saj të vendeve dhe territoreve që janë “jomiqësore”, duke përfshirë 11 territore britanike jashtë shtetit, përcjell Bota sot.

Lista tani përfshin:

Bermuda
Territori Britanik Antarktik
Territori Britanik i Oqeanit Indian
Ishujt Kajman
Ishujt Falkland
Montserrat
Ishujt Pitcairn
Ishujt e Shën Helena, Ascension dhe Tristan da Cunha
Gjeorgjia e Jugut dhe Ishujt Sanduiç të Jugut
Akrotiri dhe Dhekelia

Tre territore britanike konsideroheshin tashmë “jomiqësore” ndaj Rusisë – Anguilla, Ishujt e Virgjër Britanikë dhe Gjibraltari.

Vlen të përmendet se Ishujt Pitcairn, në jug të Oqeanit Paqësor, kanë një popullsi prej vetëm rreth 50 njerëz.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Gjoni Palokaj nokauton kundërshtarin në Gjermani

Story i radhës

Kaevski i LSDM-së: Kuadrot e Mickoskit abuzojnë me nxënës në interes të klubit bullgar “Vanço Mihailov”

Të fundit nga

Të hënën reshje intensive shiu në 5 qarqe

Fillimi i javës do të nisi me reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër. Kështu njofton Instituti i Gjeoshkencës në buletinin e tij. Ndërkohë që reshjet intensive do
ShkoLartë