Rusia zemërohet pasi municionet nga India përfundojnë në Ukrainë

September 19, 2024
min lexim

Predha të artilerisë, të shitura nga prodhuesit e armëve në Indi, janë devijuar nga konsumatorët evropianë për në Ukrainë. Dhe, Nju Delhi nuk ka ndërhyrë për të ndalur këtë tregti, pavarësisë zemërimit të shprehur nga Moska.

Kështu thanë 11 zyrtarë të Indisë dhe qeverive evropiane, por edhe të industrisë së mbrojtjes, teksa ky pretendim mbështetet edhe nga analizimi që Reuters u ka bërë të dhënave të qasshme të doganave.

Dërgesat me municione për të mbështetur mbrojtjen e Ukrainës kundër Rusisë kanë ndodhur mbi një vit më parë, sipas burimeve dhe të dhënave të doganave.

Rregullat për eksportin e armëve në Indi kufizojnë përdorimin e armëve të blerësi i deklaruar, i cili rrezikon që të mos blejë më armë nga India nëse kryen dërgesa të pautorizuar.

Kremlini e kishte ngritur këtë çështje në të paktën dy raste, përfshirë edhe gjatë takimit të zhvilluar në korrik mes ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe homologut të tij nga India, thanë tre zyrtarë të Indisë, raporton Reuters.

Ministritë e Mbrojtjes në Rusi dhe Indi nuk kanë pranuar të komentojnë. Por, në janar, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Indisë, Randhir Jaiswal, deklaroi se India nuk i ka dërguar dhe nuk i ka shitur predha të artilerisë Ukrainës.

Burime brenda Qeverisë dhe industrisë së Mbrojtjes i thanë Reuters se municioni i prodhuar nga India përbën vetëm një sasi të vogël të municioneve që përdoren nga Ukraina.

Në mesin e shteteve evropiane që i kanë dërguar Ukrainës municione të prodhuara në Indi janë Itlaia dhge Republika Çeke, dy shtete lidere në nismën për furnizimin e Kievit me municione nga vendet jashtë Bashkimit Evropian.

Një zyrtar i Indisë tha se Nju Delhi ka monitoruar situatën. Por, shefat e industrisë së mbrojtjes, që kanë pasur njohur për dërgesat, sipas këtij zyrtari, nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim që të ndalin furnizimet.

Nju Delhi së fundi ka forcuar bashkëpunimin diplomatik dhe të mbrojtjes me Uashingtonin, teksa të dyja po tentojnë të frenojnë rritjen e Kinës. India po ashtu ka raporte të mira me Rusinë, shtet që për dekada të tëra ka qenë furnizuesi i saj kryesor me armë. Po ashtu, kryeministri i Indisë, Narendra Modi, ka refuzuar që t’iu bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës./REL

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Vdes 10-vjeçari në shkollën japoneze, u godit me thikë në Kinë

Story i radhës

Getinjo publikon foto me Mozzik-un: “I kemi mbijetuar shumë kurtheve, shumë dashakeqi …”

Të fundit nga

ShkoLartë