Rusia vështirëson hyrjen e gazetarëve të huaj

April 20, 2022
1 minut lexim

Zëvendësministri i jashtëm i Rusisë, Yevgeny Ivanov, tha se shteti i tij nuk është duke planifikuar që të ndalojë gazetarët e huaj të hyjnë në Rusi por tha se po shtrëngohen rregullat e vizave për gazetarët nga “vendet jomiqësore”.

Yevgeny Ivanov i tha parlamentit se kjo ishte në përgjigje të lëvizjeve të Bashkimit Evropian dhe vendeve të tjera për ta bërë më të vështirë për komunitetin e biznesit rus marrjen e vizave.

“Ne jemi përgjigjur duke e bërë më të vështirë për gazetarët nga vendet jomiqësore marrjen e vizave. Ata tani do të marrin vizë me një hyrje dhe do të paguajnë një tarifë më të lartë për vizë”, tha ai.

Rusia është duke u përballur me sanksione të rënda ekonomike që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës që nisi më 24 shkurt.

BE-ja, SHBA dhe shtetet e tjera perëndimore i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë si përgjigje ndaj pushtimit të paprovokuar të Ukrainës.

Rusia vazhdimisht ka shpallur media si dhe gazetarë “agjentë të huaj” duke ua pamundësuar edhe operimin në rusi disave prej tyre./REL

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Qeveria e VV-së nuk do të duhej të veprojë si ish qeveritë e kaluara

Story i radhës

Fitoi miliona euro pas shkarkimit

Të fundit nga

A po e pret Yllka Kuqi edhe një fëmijë?

Këngëtarja Yllka Kuqi kohës së fundit ishte prezente tek një dasëm ku paraqitja e saj mori vëmendjen e shumë ndjekësve. Teksa ajo shfaqet në një fustan tejet elegantë ku vë në pah
ShkoLartë