rusia vendos 6 gazetare te huaj ne listen e personave ne kerkim per kalim te paligjshem kufiri 66e35852a721c

Rusia vendos 6 gazetarë të huaj në listën e personave në kërkim për kalim të paligjshëm kufiri

September 12, 2024
1 minut lexim

Ministria e brendshme ruse ka vendosur gjashtë gazetarë të huaj në listën e personave të kërkuar për shkak të kalimit të paligjshëm të kufirit për të raportuar mbi zhvillimet në rajonin e Kursk pas sulmit të forcave ukrainase në anën tjetër të kufirit, njoftoi të enjten agjencia e lajmeve TASS.

Agjencia ruse e sigurisë FSB njoftoi muajin e kaluar se ka hapur hetimet penale ndaj disa gazetarëve, përfshirë ndaj një korrespondenti britanik të rrjetit amerikan televiziv CNN, një gazetari të medias gjermane Deutsche Welle, një gazetareje të televizionit publik Italian RAI dhe tre ukrainasve që punojnë për kanalin televiziv 1+1.

Kompanitë e mediave të këtyre gazetarëve kishin thënë paraprakisht se raportimet e tyre nga udhëtimet në Kursk ishin legjitime.

Ministria e jashtme e Italisë e thirri ambasadorin rus në Romë në takim për duke shprehur “befasinë për këtë vendim të pazakontë të Moskës” ndaj gazetares të RAI-t, Stefania Battisini, shkroi në rrjetin social X Ministri i Jashtëm Italian Antonio Tajani.

Forcat ukrainase e filluan sulmin e tyre më 6 gusht dhe ende gjenden në brendësi të territorit të Rusisë megjithë tërheqjen në disa pjesë të territorit për shkak të kundër-ofensivës ruse./VOA

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

aggeler mire qe presidentja siljanovska davkova do shkoje ne bullgari historia eshte e rendesishme por edhe e ardhmja 66e355bf0b7e6
Story i mëparshëm

Aggeler: Mirë që presidentja Siljanovska Davkova do shkojë në Bullgari, historia është e rëndësishme, por edhe e ardhmja

deklarata e tebasit nuk pritet mire 66e35cb98a819
Story i radhës

Deklarata e Tebasit nuk pritet mirë

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë