rusia vazhdon propaganden kunder kosoves ne okb 67f597b9eb371

​Rusia vazhdon propagandën kundër Kosovës në OKB

April 8, 2025
1 minut lexim

Përfaqësuesi i Rusisë në OKB, Vasily Nebenzia, ka vazhduar edhe sonte propagandën e tij kundër Kosovës, duke u ankuar ndaj qeverisë aktuale por nuk la pa përmendura edhe armatimin që ka në plan të blej Kosova.

Ai në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, e nisi fjalimin duke kritikuar ministren e jashtme të Kosovës, Gërvala, duke thënë se nuk respekton etiken e këtij institucioni.

Ai kritikoi BE duke thënë se nuk ka asnjë ndikim ndaj Albin Kurtit, derisa Kurti po nxit qeverisjet lokale që të bëjnë sipas tij, spastrim etnik të serbëve nga Kosova

“Është bërë shpallja për tranzicionin në fazën përfundimtare të Ushtrisë së Kosovës duke marrë materiale edhe nga vendet e NATO-s, po flasim për drona, automjete të blinduara, sistem anti tank, artileri dhe armatime të tjera. Planet e tyre për të blerë edhe sistem të mbrojtës ajrore por edhe helikopter, po vihen baza për industrinë e mbrojtjes lokale dhe këto të gjitha janë shkelje flagrante të rezultues 12 44. Jemi të brengosur fuqimisht me nënshkrimin më 18 mars nga Zagrebi, Tirana dhe Prishtina, një lloj deklarate të përbashkët në fushën e mbrojtjes”, tha ai

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

pd cel zyrtarisht fushaten me 11 prill jola hysaj ftoj cdo qytetar te na bashkohet 67f58e2664c30
Story i mëparshëm

PD çel zyrtarisht fushatën më 11 prill, Jola Hysaj: Ftoj çdo qytetar të na bashkohet!

media spanjolle habit me titull per real madridin 67f59b3da1b00
Story i radhës

Media spanjolle habit me titull për Real Madridin

Të fundit nga

ShkoLartë