Një tjetër kërcënim sapo ka dalë nga Moska në përgjigje të vendimit të Finlandës për t’u bashkuar me aleancën ushtarake të NATO-s, raporton Sky news, përcjell “Bota sot”
“Aderimi i Finlandës në NATO është një ndryshim rrënjësor në politikën e jashtme të vendit”, tha në një deklaratë Ministria e Jashtme e Rusisë.
“Rusia do të detyrohet të ndërmarrë hapa hakmarrës, si të natyrës ushtarako-teknike ashtu edhe të natyrës tjetër, në mënyrë që të ndalojë shfaqjen e kërcënimeve ndaj sigurisë së saj kombëtare.”
Kujtojmë se më parë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka thënë: “Nëse Finlanda vendos të aplikojë, ata do të mirëpriten ngrohtësisht në NATO dhe procesi i anëtarësimit do të jetë i qetë dhe i shpejtë”.