Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se Ukraina u përpoq të sulmonte rajonet e Krimesë, Rostovit dhe Kalugas me raketa S-200, transmeton Anadolu.
Në deklaratën e bërë nga ministria njoftohet se në raportin që Komanda e Hapësirës Ajrore Ruse i ka dhënë shefit të Shtabit të Përgjithshëm rus, Valeriy Gerasimov, njoftohet se janë shkatërruar katër raketa balistike ukrainase.
Në deklaratë thuhet se Ukraina u përpoq dje të godiste objektivat në rajonet e Krimesë, Rostovit dhe Kalugas me raketa S-200 dhe se sistemet ruse të mbrojtjes ajrore parandaluan këtë përpjekje sulmi.
“U shkatërruan dy raketa S-200 me sisteme raketore të mbrojtjes ajrore dhe dy raketa të ngjashme me sisteme elektronike luftarake. Nuk ka pasur humbje jetësh apo shkatërrime”, tha ministria ruse.
Gjithashtu në deklaratë theksohet se Gerasimov ka udhëzuar që të ndërmerren masa shtesë për rritjen e mbrojtjes nga sulmet ajrore sa më shpejt të jetë e mundur.