Rusia: Ukraina po përgatitet të akuzojë Moskën për “shkelje të rëndë” të detyrimeve bërthamore

Rusia ka thënë se Ukraina po përgatitet të akuzojë Moskën për “shkelje të rëndë” të detyrimeve të saj bërthamore sipas Konventës për Sigurinë Bërthamore (CNS) të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), transmeton Anadolu.

“Para fillimit të seancës së 11-të të posaçme urgjente të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, regjimi i Kievit vazhdon të përgatitet për një provokim në shkallë të gjerë për të akuzuar Federatën Ruse për ‘shkelje të rëndë’ të supozuar të detyrimeve të Konventës për Sigurinë Bërthamore gjatë operacionit special ushtarak”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes Ruse të dielën.

Deklarata pretendonte se disa kontejnerë me “substanca radioaktive” i janë dorëzuar Ukrainës nga territori i një vend të paidentifikuar evropian dhe se këto do të përdoren për të “inskenuar kontaminimin lokal në zonën e një prej objekteve të rrezikshme nga rrezatimi të kontrolluar nga Regjimi i Kievit”.

“Qëllimi i provokimit është të akuzojë Forcat e Armatosura të Federatës Ruse për gjoja se kanë shkaktuar sulme pa kriter në objekte të rrezikshme nga rrezatimi në Ukrainë, duke çuar në rrjedhje të substancave radioaktive dhe kontaminim të zonës”, thuhet më tej.

CNS-ja është një traktat i IAEA-së i nënshkruar në vitin 1994 e cila ka për qëllim të ruajë një nivel të lartë sigurie në vendet që zotërojnë termocentrale bërthamore dhe të sigurojë përkushtimin e nënshkruesve të saj ndaj këtyre qëllimeve.





Story i mëparshëm

Presidenti Erdoğan priti Sekretarin amerikan të Shtetit Blinken

Story i radhës

​”Corriere della sera”: Tirana kryeqyteti i mbushur plot surpriza

Të fundit nga

Shtanget Juventus

Manchester United ka hyrë në bisedime me mesfushorin e Juventusit, Adrien Rabiot. Kontrata e lojtarit francez