Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se kanë rrëzuar dy mjete ajrore pa pilot (UAV) të Ukrainës të tipit aeroplan në rajonet Kaluga dhe Tver, transmeton Anadolu.
Në deklaratën me shkrim të Ministrisë, theksohet se është parandaluar një përpjekje e Kievit për të sulmuar objekte në territorin rus gjatë natës me 2 dronë të tipit aeroplan.
Në deklaratë thuhet se sistemet e mbrojtjes ajrore shkatërruan dronët e Ukrainës në hapësirat ajrore të rajoneve Kaluga dhe Tver.