Rusia thotë se po transmeton kanalet e saj në Herson

min lexim

Rusia ka thënë se ka rikonfiguruar infrastrukturën e komunikimeve në rajonin ukrainas, Herson dhe tani është duke transmetuar kanalet televizive ruse në këtë rajon, teksa Moska vazhdon të mbajë kontrollin e kësaj zone afër Krimesë, pas nisjes së pushtimit të paprovokuar më 24 shkurt.

“Specialistët e njësive të komunikimit të forcave të armatosura të Federatës Ruse, kanë lidhur dhe rikonfiguruar kullat televizive në rajonin e Hersonit për të transmetuar kanalet televizive ruse”, ka thënë Ministria ruse e Mbrojtjes në një deklaratë në platformën VKontakte.

“Lidhja e kullës së shtatë ka zgjeruar rrjetin e transmetimit në gjithë rajonin dhe e ka bërë të mundshëm transmetimin e 24 kanaleve televizive ruse”, ka thënë ministria.

Rusia ka fituar kontrollin e Hersonit, që gjendet shumë afër Krimesë së aneksuar, pak pasi ka nisur pushtimin e Ukrainës, dhe më vonë ka instaluar administratë të afërt me Moskën.

Prej muajit prill, në disa pjesë të këtij rajoni janë transmetuar kanalet ruse.

Lufta ka shtyrë mijëra banorë lokalë që të ikin nga Hersoni drejt territoreve të kontrolluara ukrainase dhe Rusia ka angazhuar zyrtarët e saj që të kontrollojnë apartamentet e atyre që kanë ikur, kanë thënë ish-zyrtarët ukrainas që tani janë në mërgim.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Ai e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Shenjat më negative të horoskopit

Story i radhës

Mickoski: Unë propozova Afrim Gashi të bëhet kryeministër, por BDI dhe LSDM refuzuan

Të fundit nga