Rusia sulmon me raketa Kievin, raportohet për pesë të vdekur

1 minut lexim

Rusia ka sulmuar me raketa Kievin, mëngjesin e sotëm duke shkaktuar të paktën 5 viktima dhe 9 të plagosur.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, tha se Rusia lëshoi më shumë se 40 raketa në qytetet e Ukrainës të hënën, duke goditur një spital për fëmijë në Kiev dhe duke dëmtuar ndërtesat e banimit dhe infrastrukturën në të gjithë vendin.

“Të gjitha shërbimet janë të angazhuara për të shpëtuar sa më shumë njerëz. Dhe e gjithë bota duhet të përdorë gjithë vendosmërinë e saj për t’i dhënë fund më në fund sulmeve ruse.

Vrasja është ajo që sjell Putini. Vetëm së bashku mund të sjellim paqe dhe siguri të vërtetë”, tha Zelensky në një postim në Twitter.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Vaji i Arrave – Vaji i Çudirave Plot Shëndet

Story i radhës

Miftaraj: Ministria në ‘luftë’ me KGJK-në e KPK-në, kjo e ul besimin e qytetarëve për reformë në drejtësi

Të fundit nga