rusia shenon rekord infektimesh me covid 61f593258438c

Rusia shënon rekord infektimesh me Covid

January 29, 2022
1 minut lexim

Autoritetet shëndetësore në Rusi raportuan shifrën më të lartë të infektimeve ditore me Covid-19 që prej fillimit të pandemisë me më shumë se 113 mijë raste të reja. Rusia ka shënuar edhe një rekord tjetër negativ me mbi 700 mijë humbje jete që prej fillimit të pandemisë, teksa vetëm në 24 orët e fundit u shënuan 668 viktima.

Britania e Madhe pas heqjes së masave kufizuese vijon të shënojë shifra të larta infektimesh. Këtë të premte vendi regjistroi rreth 90 mijë raste të reja me Covid-19 dhe 277 persona humbën jetën nga virusi vdekjeprurës.

Në Itali mbi 1 milion e 600 mijë qytetarë të moshës mbi 50 vjeç nuk kanë marrë asnjë dozë të vaksinës pavarësisht dekretit të miratuar në Parlament që i detyron ata të imunizohen. Autoritetet shëndetësore atje raportuan mbi 143 mijë raste të reja dhe 378 humbje jete.

Teksa Bundestagu diskuton mbi mundësinë e vaksinimit të detyrueshëm në Gjermani, shifrat e infektimeve me Covid vijojnë të mbeten të larta. Në këtë 24-orësh atje rezultuan pozitiv me virusin vdekjeprurës mbi 184 mijë qytetarë.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

kovacevskimurati dhe trencevska promovojne masat e vetepunesimit 61f592af129b0
Story i mëparshëm

Kovacevski,Murati dhe Trencevska promovojnë masat e vetëpunësimit

mozzik hyri brenda shtepise se bbv vellai i madh vendos ta ndeshkoje donaldin 61f593280864d
Story i radhës

Mozzik hyri brenda shtëpisë së BBV, “Vëllai i Madh” vendos ta ndëshkojë Donaldin

Të fundit nga

ShkoLartë