Rusia regjistron rekord të rasteve ditore me koronavirus

January 31, 2022
1 minut lexim

Rusia ka regjistruar të hënën më shumë se 124,000 raste të reja me koronavirus, njëherësh shifrën më të lartë ditore prej shpërthimit të pandemisë.

Autoritetet shëndetësore ruse kanë raportuar edhe për 621 viktima në 24 orët e fundit.

Zyrtarisht, autoritetet ruse kanë regjistruar në total mbi 329,000 viktima me këtë virus, mirëpo shifra reale besohet të jetë dyfish më e madhe.

Pavarësisht vaksinave të disponueshme në këtë shtet, Rusia është përballur me shumë persona që kanë pasur dilema për t’u imunizuar.

Popullsia e Rusisë është zvogëluar për më shumë se gjysmë milioni më 2021 dhe sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, është konsideruar fajtorja kryesore për këtë gjë.

Rusia ka pasur 145.5 milionë banorë në muajin janar, gati 700,000 më pak sesa një vit më parë, sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Agjencia shtetërore e Statistikave, Rosstat.

Zëvendëskryeministrja ruse, Tatyana Golikova, ka thënë COVID-19 është shkaku kryesor për këtë trend./REL

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Me gjysmëvjetorin e dytë, rikthehet edhe funksionimi normal i transportit publik në Shkup

Story i radhës

Aktorja 62-vjeçare xhiron skenën e parë nudo: Të normalizojmë trupat e vërtetë

Të fundit nga

Shvercerat festojnë 35-vjetorin e themelimit

Sot, tifozeria e zjarrtë Shvercerat, krenaria e qytetit të Shkupit dhe mbështetës të pandalshëm të KF Shkupi, feston 35-vjetorin e themelimit të saj. Një ndër grupet më të vjetra dhe më të
ShkoLartë