Rusia publikon pamjet, ja momenti kur nis tërheqja e tankeve nga kufiri me Ukrainën

Rusia publikon video të tankeve që kthehen në bazë. 

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka publikuar pamje zyrtare (Klikoni KËTU) që thotë se tregon një numër tankesh dhe automjetesh të blinduara të saj duke u larguar nga zona afër kufirit ukrainas, shkruan BBC, përcjell Bota sot.

Ndryshe, Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba, ka thënë se Rusia duhet të tërheqë të gjitha forcat e saj të mbetura nga kufiri i përbashkët i vendeve.

“Ne kemi një rregull: mos besoni atë që dëgjoni, besoni atë që shihni,” u tha ai gazetarëve pas raporteve që disa trupa ruse po ktheheshin në bazë.

“Kur të shohim një tërheqje, ne do të besojmë në një de-përshkallëzimi.”

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Mbyllet java e 12-të, Nova & Dajti ruajnë kryesimin

Story i radhës

Deputeti i VV-së: Përveçse për energjinë, për çfarë tjetër ju ka mashtruar Kurti?

Të fundit nga