Rusia pritet t’i tërheqë trupat e saj nga Hersoni

min lexim

Ushtria ruse është urdhëruar të tërhiqet nga qyteti ukrainas i Hersonit, i cili është kryeqyteti i vetëm rajonal që Rusia ka nën kontroll qëkur nisi pushtimin e Ukrainës në fund të shkurtit.

Komandanti rus në Ukrainë, gjenerali Sergei Surovikin, tha se nuk ishte më e mundur të vazhdohej furnizimi në qytet.

Kjo do të thotë se forcat ruse do të tërhiqen tërësisht nga rajoni në bregun perëndimor të lumit Dnjepër.

Tërheqja është gjithashtu një goditje e rëndësishme, pasi Rusia po përballet me një kundërsulm ukrainas.

“Në këto rrethana, opsioni më i arsyeshëm është organizimi i mbrojtjes me një barrierë përgjatë lumit Dnjepër”, tha gjenerali Surovikin në një takim të udhëheqësve të lartë ushtarakë.

Njoftimi erdhi menjëherë pasi mediat ruse thanë se zëvendëskryetari i administratës së instaluar nga Rusia në rajonin jugor të Hersonit, Kirill Stremousov, ishte vrarë në një aksident automobilistik.

Në rajonin jugor të Hersonit, beteja mes forcave ukrainase dhe ruse po zhvillohet për javë të tëra, teksa të dy palët po tentojnë të marrin kontrollin e qytetit me po të njëjtin emër.

Hersoni konsiderohet si rajoni më i rëndësishëm nga katër rajonet që janë pjesërisht të pushtuara nga Rusia dhe të cilat Moska pretendon se i ka aneksuar. Kjo pasi nëpër të kalon rruga e vetme tokësore që lidhet me Gadishullin e Krimesë dhe nëpër të kalon lumin i rëndësishëm Dnjepër.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Shehi: Paratë e këtij buxheti ua keni marrë të varfërve për t’ua dhënë të pasurve, të vetmit socialistë që nuk rrisni pagat dhe pensionet

Story i radhës

Rina Balaj merr vëmendjen me pozat e reja, duket mjaft provokuese

Të fundit nga