rusia pretendon se ukraina ia ka sulmuar nje ndertese industriale 67f1018dea214

Rusia pretendon se Ukraina ia ka sulmuar një ndërtesë industriale

April 5, 2025
1 minut lexim

Një ndërtesë industriale në rajonin e Mordovias në Rusi është goditur nga dronët e Ukrainës më 5 prill, tha guvernatori i këtij rajoni përmes një deklarate në Telegram.

Guvernatori Artyom Zdunov tha se ekipet emergjente kanë dalë në vendngjarje, por ai nuk tregoi se cila ndërtesë industriale është sulmuar apo nëse ka viktima nga sulmi.

Baza, një kanal në Telegram që ka lidhje me forcat ligjzbatuese ruse, tha se është sulmuar një fabrikë e fibrave optike në qytetin Saransk, 820 kilometra larg nga kufiri me Ukrainën.

Në këtë kanal u publikua edhe një video që tha se shfaq sulmet me dronë ndaj kësaj fabrike.

Ndërkohë, autoritetet në Kiev thanë se mbrojtjet ajrore ukrainase kanë rrëzuar 51 nga 92 dronët që Rusia lëshoi gjatë natës.

Përmes një deklarate, Forcat Ajrore ukrainase thanë se 31 dronë të tjerë “u humbën” – referencë për përdorimin e pajisjeve elektronike për të penguar operimin e dronëve, raporton REL.

Ukraina, që po përballet me luftën e nisur nga Rusia që nga viti 2022, tha se si pasojë e sulmeve të fundit ruse janë shkaktuar dëme në rajonet e Kievit, Zhytomirit, Sumit dhe Dnipropetrovskit.

Njoftimet për sulme të reja në Ukrainë dhe Rusi vijnë një ditë pasi forcat e Moskës kryen sulme vdekjeprurëse në Ukrainë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

FB IMG 1743690981083
Story i mëparshëm

VLEN: BDI ka shantazhuar shqiptarët me kontrata në vepër, ne po sigurojmë punësime me dinjitet

kontrasti nga kina qe shkaktoi reaksione pacienteve i sigurt tani per perdorim ne kosove 67f102449b493
Story i radhës

Kontrasti nga Kina që shkaktoi reaksione pacientëve, i sigurt tani për përdorim në Kosovë

Të fundit nga

Dua Lipa “tradhton” ekipin e zemrës?

Dua Lipa u bë pjesë e një debati të madh në mediat sociale pas fitores së Arsenalit ndaj Real Madridit në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, ku ajo u pa duke festuar
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë