Rusia pretendon se ka shkatërruar dy raketa-hedhës të shumëfishtë HIMARS të prodhimit amerikan pranë qytetit Kramatorsk në rajonin Donetsk të Ukrainës lindore, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Gjatë një lufte kundër sistemeve në afërsi të qytetit Kramatorsk, u hapën pozicione dhe u shkatërruan dy lançues të sistemeve të raketave të shumtëfishta HIMARS të prodhimit amerikan”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë.
Këto sulme ndodhin një ditë pas një sulm raketor ukrainas ku mbetën të vrarë të paktën 63 ushtarë rusë në një zonë ruse të dislokimit pranë qytetit Makiivka në pjesën e kontrolluar nga Moska të rajonit të Donetsk.