Rusia pretendon se ka vrarë rreth 500 ushtarakë ukrainas brenda natës

1 minut lexim

Ministria ruse e mbrojtjes pretendon se vrau 500 ushtarë ukrainas gjatë natës pasi forcat e saj ajrore goditën 87 objektiva ushtarakë në Ukrainë, raporton BBC, përcjell Bota sot.

Dy depo armësh në rajonin e Kharkiv thuhet se janë ndër objektivat e goditura.

Ministria postoi gjithashtu një video në faqen e tyre të internetit ku thuhet se tregon një bazë magazinimi dhe riparimi për forcat e armatosura ukrainase që ata pretendojnë se kanë marrë.

Në klip shihen tanke ushtarake dhe mjete të tjera.

Thuhet se ai përmban municion, armë, dokumentacion dhe pajisje të tjera që i përkasin ushtrisë ukrainase.

BBC nuk ka qenë në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur këto pretendime.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

Story i radhës

Gypat e vjedhur në Spitalin e Gjilanit ishin të oksigjenit

Të fundit nga