Forcat ruse po “rindërtojnë” teatrin e Mariupolit për të mbuluar krimet e luftës, sipas një këshilltari të kryebashkiakut të qytetit, shkruan The Guardian.
“Pushtuesit po fshehin krimet e luftës. Ata po nxitojnë të eliminojnë të gjitha gjurmët dhe dëshmitë përmes ‘rindërtimit’. Nën maskën e ‘vlerës historike’.
E vetmja vlerë historike lindi kur u lëshuan dy bomba. Dhe është kjo vlerë historike që pushtuesit tani po përpiqen ta fshehin”, tha Petr Andriushchenko.
Forcat ruse goditën teatrin në mars, duke vrarë rreth 300 njerëz që po përdornin ndërtesën për strehim.