Rusia po përgatitet për një luftë të gjatë, thotë ushtria ukrainase

December 15, 2022
1 minut lexim

Gjeneral brigade i Ukrainës Oleksiy Gromov ka thënë në një konferencë ushtarake se megjithëse nuk pret që Moska të nisë një sulm nga Bjellorusia, Rusia po trajnon trupa të reja në tokën e fqinjit të saj dhe ka zhvendosur avionët ushtarakë atje, përcjell Bota sot.

“Kremlini … po kërkon ta kthejë konfliktin në një konfrontim të zgjatur të armatosur,” tha Gromov.

Zëvendësministrja e Mbrojtjes Hanna Malyar, në të njëjtën konferencë, paralajmëroi kundër lejimit të krijimit të vetëkënaqësisë pas pengesave të fundit ushtarake ruse.

“Ne dhe bota nuk duhet të relaksohemi, sepse qëllimi përfundimtar i Federatës Ruse është të pushtojë të gjithë Ukrainën dhe më pas mund të vazhdojë”, tha Malyar.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Sondazhi UBO Consulting: Kjo parti do t’i fitonte zgjedhjet nëse mbahen këtë të diel

Story i radhës

Finalja e sezonit të dytë të “Më lër të flas” do të ketë të ftuar…

Të fundit nga

ShkoLartë