Rusia po përballet me humbje të mëdha, ja çfarë detyrohet të bëj

Rusia po lëviz trupat në kufijtë e Ukrainës pasi pësoi humbje të mëdha gjatë luftës, pretendon ushtria e Ukrainës.

Në përditësimin e fundit mbi konfliktin, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës thotë se “për shkak të humbjeve të shumta” forcat ruse “vazhdojnë të formojnë dhe lëvizin njësi shtesë të forcave të armatosura të Federatës Ruse në kufijtë e Ukrainës”.

Ai pretendon se “masat kontraktuese janë intensifikuar” nga zyrtarë ushtarakë në rajonin perëndimor të Smolensk të Rusisë, shkruan BBC, përcjell “Bota sot”.

“Ushtarët që kthehen pas një udhëtimi pune nga Siria po rekrutohen gjithashtu për të rimbushur njësitë e okupimit,” thotë ai.

BBC nuk është në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur këtë informacion.

Siç raportuam më herët, zyrtarët e NATO-s besojnë se rreth 7,000 deri në 15,000 trupa ruse mund të jenë vrarë në muajin e parë të konfliktit, me numrin e të plagosurve ndoshta midis 30,000 dhe 40,000.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Horoskopi ditor: 24 mars 2022

Story i radhës

Bitcoin and Ethereum Inch Higher, ADA and DOGE Rally

Të fundit nga