Rusia pezulloi pjesëmarrjen në marrëveshjen për eksportet e drithërave, reagon Biden

October 30, 2022
1 minut lexim

Presidenti amerikan, Joe Biden ka denoncuar vendimin e Rusisë për të pezulluar marrëveshjen e eksportit të prodhimeve bujqësore, të ndërmjetësuar nga OKB-ja në Detin e Zi, duke e quajtur atë “thjesht i egër” dhe duke paralajmëruar se ky veprim do të rrisë urinë për popullin ukrainas.

Rusia pezulloi ditën e djeshme marrëveshjen e eksportit të prodhimeve bazë bujqësore, pasi pretendon se sulmi i ndodhur në flotën detare ka ardhur nga Ukraina, ndërkohë që kjo e fundit e ka mohuar.

Ministria ruse e mbrojtjes akuzoi dhe Mbretërinë e Bashkuar se ka ndihmuar Ukrainën ne këtë sulm dashakeqës. Britania reagon menjëherë duke thënë se pretendimet e Rusisë janë të rreme dhe ka për synim të largojë vëmendjen nga dështimet ushtarake që ka pësuar.

Nuk ka asnjë vlerë për atë që ata po bëjnë. OKB-ja e negocioi atë marrëveshje dhe ky duhet të jetë fundi i saj,” u shpreh presidenti Biden për mediat.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rusia dhe Irani mund të synojnë taktikën e “tokës së djegur” në Ukrainë

Story i radhës

Pankarta provokuese në Bllagoevgrad: “Maqedonia është bullgare”

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë