Ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar fillimin e stërvitjeve ushtarake të të ashtuquajturave Forcat e saj Raketore Strategjike – me fjalë të tjera, trupat e saj raketore bërthamore, raporton BBC, përcjell Bota.
Stërvitjet përfshijnë raketat balistike ndërkontinentale Yars, të cilat janë gjenerata e re e raketave të testuara për herë të parë në 2007.
Ushtria ruse thotë se stërvitjet, të cilat po zhvillohen në rajonin e Ivanovës pranë Moskës, përfshijnë rreth 1000 personel shërbimi dhe më shumë se 100 automjete.
Raketat nuk do të lëshohen. Stërvitjet përbëhen nga patrullimet, ngritja e sistemeve raketore dhe mbrojtja e tyre nga sulmet.
Manovrat u njoftuan disa orë pasi SHBA tha se do të furnizonte ukrainasit me sisteme të avancuara raketash, megjithëse njoftimi për shtyp i ushtrisë ruse nuk i referohej lajmeve nga Uashingtoni.