Gazprom i Rusisë ka ndaluar eksportet e gazit në Finlandë, ka konfirmuar operatori finlandez i sistemit të gazit.
“Importet e gazit përmes pikës hyrëse të Imatra janë ndalur”, tha Gasgrid Finland në një deklaratë, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.
Imatra është pika hyrëse e gazit rus në Finlandë, shkruan Al Jazeera, përcjell Bota sot.
Shitësi me shumicë finlandeze e gazit Gasum konfirmoi gjithashtu se furnizimet ishin ndalur. Ai thotë se në vend të kësaj do të marrë furnizime përmes rrjetit të Estonisë.