Rusia ka paralajmëruar Lituaninë dhe Bashkimin Evropian se mund të marrë “masa të ashpra” ndaj tyre nëse tranziti i disa mallrave drejt dhe nga enklava ruse e Kaliningradit nuk rifillon, përcjell Bota sot.
“Nëse situata nuk stabilizohet në ditët në vijim, atëherë Rusia do të marrë masa të ashpra kundër Lituanisë dhe Bashkimit Evropian”, tha në një deklaratë Maria Zakharova, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme ruse. “Çështja ka marrë shumë kohë për t’u zgjidhur.”
Lituania ka ndaluar transitin e mallrave që i nënshtrohen sanksioneve të BE-së përmes territorit të saj drejt dhe nga enklava baltike. Rusia është zotuar të hakmerret.