Rusia tha se mirëpret përpjekjet që synojnë gjetjen e një “zgjidhjeje paqësore” të luftës në Ukrainë nga çdo vend, pasi ministri i Mbrojtjes i Indonezisë Prabowo Subianto paraqiti një plan paqeje, transmeton Anadolu.
“Ne mirëpresim përpjekjet e çdo shteti që synon një zgjidhje paqësore të këtij konflikti”, tha zëvendësministri i Jashtëm rus Andrey Rudenko për agjencinë shtetërore të lajmeve TASS. “Me sa di unë, nuk kemi ndonjë informacion zyrtar për këtë, për këtë kemi dëgjuar nga raportimet e mediave”, shtoi ai.
Plani, i paraqitur në Dialogun Shangri-La në Singapor të shtunën, bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm, krijimin e një zone të çmilitarizuar që do të monitorohet nga OKB-ja dhe referendume në “territoret e diskutueshme”.