Rusia merr vendimin ekstrem ndaj Fondacionit më të madh të informacionit

November 2, 2022
1 minut lexim

Një gjykatë ruse ka gjobitur sot pronarin e Wikipedia, Fondacioni Wikimedia, me 32,600 dollarë për artikuj që kanë të bëjnë me luftën në Ukrainë.

Kreu i Fondacionit në Rusi, Stanislav Kozlovsky, tha për agjencinë e lajmeve Reuters se kjo gjobë u vendos sepse nuk fshiu disa lajme. Moska më herët kishte kërkuar që ato të mos shfaqen më në Wikipedia.

Gjithashtu, Stanislav Kozlovsky tha se Fondacioni do të apelojë vendimin.

“Ne kemi ende një pozicion mjaft të fortë ligjor proçedural, ndaj kemi arsye të besojmë se do të kemi sukses që të anulojmë si këtë gjobë ashtu edhe ato të dhëna në prill”, tha ai.

Dy artikujt, në rusisht, u titulluan “Rezistenca jo e dhunshme e popullsisë civile të Ukrainës gjatë pushtimit të Rusisë” dhe “Vlerësimet e pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022”.

Kozlovsky tha se ekziston rreziku që numri i rasteve kundër Fondacionit Wikimedia të rritet dhe ka shumë artikuj në Wikipedia në lidhje me pushtimin rus të Ukrainës dhe vetëm tre çështje gjyqësore deri më tani. 

Rusia e përshkruan luftën e saj në Ukrainë si një “operacion special ushtarak”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ekspertja e higjienës tregon arsyet pse nuk duhet të laheni…kurrë

Story i radhës

A po mbaron lufta në Ukrainë? Eksperti zbulon dy skenarët dhe jep alarmin: Të përgatitet Perëndimi!

Të fundit nga

ShkoLartë