Rusia merr nën kontroll centralin bërthamor të Zaporizhzhya

May 26, 2022
1 minut lexim

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka thënë se trupat ruse kapën termocentralin bërthamor të Zaporizhzhya të Ukrainës për të mbrojtur lëndët djegëse dhe materialet e tij bërthamore, raporton BBC, përcjell Bota sot.

Është centrali bërthamor më i madh në Evropë, që prodhon më shumë se gjysmën e energjisë bërthamore të Ukrainës dhe 20% të furnizimit total me energji elektrike të vendit.

Forcat ruse bombarduan uzinën e Zaporizhzhia më 3 mars dhe më vonë morën kontrollin. Tani vetëm dy nga gjashtë reaktorët e saj janë duke funksionuar.

Në një deklaratë të postuar në faqen e internetit të Ministrisë së Jashtme ruse, Zakharova tha: “Ne përsëri theksojmë se vendosja nën mbrojtje nga personeli ushtarak rus i termocentralit bërthamor Zaporizhzhya ishte i justifikuar nga pikëpamja e parandalimit të një rrjedhjeje të materialeve bërthamore dhe radioaktive në një objekt bërthamor që ndodhi në zonën e operacionit special ushtarak”.

Komentet e saj erdhën si përgjigje ndaj një deklarate nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) se po kërkonte të vizitonte centralin për të kontrolluar plutoniumin dhe uraniumi i pasuruar nuk po devijohej në përdorime të tjera.

Zakharova hodhi poshtë shqetësimet e IAEA, duke thënë se uraniumi ishte i pasuruar pak dhe plutoniumi ishte në karburant të shpenzuar dhe nuk mund të ndahej “pa përdorimin e pajisjeve mjaft komplekse që kanë vetëm disa vende”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Jeton Shaqiri: Në vitin e ri shkollor nxënësit do të mësojnë me tekste digjitale e poashtu edhe të shtypura

Story i radhës

Ledri së shpejti në bashkëpunim muzikor me këtë rep-artist të njohur

Të fundit nga

ShkoLartë