Rusia mbyll disa burgje, shkak lufta në Ukrainë

Kremlini: Do të hakmerremi nëse BE-ja armatos Ukrainën me përfitimet nga asetet tona


Rusia do të ndërmarrë masa hakmarrëse në përputhje me interesat e saj dhe do të përdorë të gjitha mekanizmat ligjorë që ka në dispozicion, nëse Bashkimi Evropian përdor përfitimet nga asetet e ngrira ruse për të blerë armë për Ukrainën, tha Kremlini më 21 mars.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i bëri këto deklarata para takimit të liderëve të BE-së në Bruksel, ku pritet të diskutohet edhe për këtë çështje.

“Natyrisht, ne do të përdorim të gjithë mekanizmat e mundshëm ligjorë, ato që i kemi në dispozicion tani, dhe të gjitha ato që do t’i kemi në dispozicion në të ardhmen. Bazuar në parimin e reciprocitetit, ne do të hakmerremi për këtë, por do të zgjedhim metoda të ndryshme në përputhje me interesat tona”, tha ai për gazetarët.

Udhëheqësit evropianë kanë deklaruar se synojnë të përdorim përfitimet nga asetet e ngrira ruse për të ndihmuar Ukrainën, e cila që nga viti 2022 po përballet me pushtimin në shkallë të gjerë të nisur nga Rusia.

Zyrtarët e Perëndimit po shkojnë drejt konfiskimit të aseteve të ngrira financiare të Rusisë, në vlerë rreth 300-350 miliardë dollarëve, për ta mbështetur Ukrainën.

Pothuajse shumica e gati 210 miliardë eurove të rezervave ruse të bllokuara në BE – para së gjithash obligacionet dhe llojet e tjera të garancive në të cilat kishte investuar Banka Qendrore e Rusisë – po mbahen në depozituesin e quajtur Euroclear në Bruksel./REL

Rusia fillon prodhimin masiv të bombave me eksploziv të lartë


Rusia ka filluar prodhimin masiv të bombave ajrore FAB-3000 me eksploziv të lartë.

Lajmi konfirmohet nga Ministria ruse e Mbrojtjes.

Prodhimi filloi muajin e kaluar, tha ministria.

Bombat e rënda të epokës sovjetike synojnë të shkatërrojnë objektet industriale dhe strukturat nëntokësore si bunkerët. 

Zyrtari rus: Ushtria e Rusisë do të vrasë të gjithë ushtarët francezë që do të shkojnë në Ukrainë


Ushtarët rusë do të eliminojnë të gjithë ushtarët francezë që vijnë në Ukrainë.” Kështu u shpreh nënkryetari i Dumës së Shtetit, Pyotr Tolstoy.

“Ne do të vrasim të gjithë ushtarët francezë që do të vijnë në territorin e Ukrainës. Të gjithë ata,” tha ai për kanalin BFMTV . 

Politikani theksoi gjithashtu se 147 nga 367 mercenarët francezë që mbërritën në Ukrainë më herët janë eliminuar.

Për më tepër, Tolstoi deklaroi se Rusisë “nuk i intereson” deklaratat e presidentit francez, Emmanuel Macron dhe fjalët e tij për refuzimin e vijave të kuqe në dhënien e ndihmës për Kievin.

Rusia mbyll disa burgje, shkak lufta në Ukrainë


Disa burgje në rajonin e Krasnoyarskut në Rusi do të mbyllen sivjet pas rënies së numrit të të burgosurve për shkak të rekrutimit të tyre në luftën në Ukrainë.

Duke i cituar mediat në Rusi, Aljazeera ka shkruar të enjten se të paktën dy burgje lokale do të mbyllen për shkak të “reduktimit të madh të të dënuarve”.

Kur kishte nisur lufta në Ukrainë, Yevgeny Prigozhin, kreu i vdekur i grupit të mercenarëve “Wagner”, pati thënë se rusët e dënuar dhe që mbajnë burgun, do të mund të fitojnë lirinë nëse iu bashkohen trupave ushtarake ruse në luftën ndaj Ukrainës.

Në raportin e atëhershëm, Prigozhini pati thënë se Rusia i ka rekrutuar të paktën 50.000 të burgosur.

Nuk janë dhënë raporte të sakte mbi numrin e të burgosurve të përfshirë në luftë.

Krah Rusisë kanë luftuar edhe anëtarë të “Wagnerit” që ishin dënuar paraprakisht për krime të rënda.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Tërmet në Shqipëri, lëkundet jugu

Story i radhës

Dita Botërore e Ujit, aksion për pastrimin e Liqenit të Batllavës

Të fundit nga