Rusia kërkon të mbajë kontakte me SHBA-në pas incidentit me dronin në Detin e Zi

March 17, 2023
1 minut lexim

Zëvendës shefi i Këshillit shtetëror të Sigurisë në Rusi, Dmitry Medvedev tha të premten se është e “gabuar të mbash qëndrim zyrtar” me SHBA-në lidhur me incidentin e dronit në Detin e Zi, pasi Washingtoni “u tregua i pacipë”, por kontaktet duhet të mbahen, transmeton Anadolu.

Në një postim në Telegram, Medvedev tha se incidenti tregon se nuk ka asnjë konventë ndërkombëtare që rregullon fluturimet e dronëve.

Sipas tij, Kodi Ajror i Rusisë përcakton kushtet e “zonave të ndaluara” dhe “zonave të kufizuara”, ku fluturimet e avionëve, përfshirë dronët, janë ose të ndaluara ose të kufizuara.

Medvedev theksoi se kufizimet, të cilat janë të njohura për të gjithë përdoruesit e hapësirës ajrore, janë veçanërisht të rëndësishme në kohë lufte, posaçërisht duke pasur parasysh se “momenti i hyrjes me avion ose dron në detin territorial ndonjëherë është i vështirë për t’u rregulluar”.

“Në përgjithësi, që ta themi thjesht, amerikanët u treguan plotësisht të pacipë dhe është e gabuar të mbash qëndrim zyrtar me ta. Edhe pse kontaktet ushtarake janë të nevojshme, sigurisht”, tha ai.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se një dron, me transponderët e tij të fikur, u zbulua mbi Detin e Zi të martën.

Për të identifikuar fluturaken, u angazhuan avionë luftarakë të forcave të mbrojtjes ajrore në detyrë, ndërkaq droni, si rezultat i manovrimit të rrezikshëm, doli jashtë kontrollit, humbi lartësinë dhe u përplas në sipërfaqen e ujit.

Ndërkohë, Pentagoni pretendoi se një avion luftarak rus SU-27 u përplas me dronin amerikan në hapësirën ajrore ndërkombëtare mbi Detin e Zi, duke rrëzuar dronin amerikan.

Komanda Evropiane e SHBA-së pohoi se incidenti ndodhi pasi një avion rus dhe një tjetër SU-27 “kryen interceptim të pasigurt dhe joprofesional” të MQ-9 Reaper të SHBA-së, përfshirë hedhjen e karburantit mbi dronin dhe fluturimin pranë tij “në një mënyrë të pamatur, të pasigurt për mjedisin dhe joprofesional”.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Presidenti i Kinës do të vizitojë Rusinë javën e ardhshme

Story i radhës

​Afër 62 mijë vizita për një vit në Spitalin e Gjilanit

Të fundit nga

ShkoLartë