Rusia kërcënon Gjermaninë me mbylljen e rubinetit të gazit

March 8, 2022
1 minut lexim

Si shpagim për mbylljen e projektit Nord Stream2 Rusia kërcënon me mbylljen e gazsjellësit Nord Stream 1. Presidenti ukrainas përforcon vullnetin e tij të qëndrojë në Kiev megjithë luftimet.

Rusia ka kërcënuar hapur me mbylljen e rubinetin e gazit për Gjermaninë përmes bllokimit të furnizimit përmes Nord Stream 1. “Ne kemi të drejtë të plotë të vendosim masa “si pasqyrë” dhe të lëshojmë një embargo”, deklaroi zëvendëskryeministri rus, Aleksander Novak duke iu referuar kështu ndalimit të projektit. Nord Stream 2 nga ana e Gjermanisë. Për këtë qeveria në Moskë nuk ka vendosur ende. “Por politikanët europianë na detyrojnë me deklaratat e tyre dhe fajësimet kundër Rusisë në këtë drejtim”, theksoi Novak në televizionin shtetëror. Ai paralajmëroi edhe për ndalimin e importeve ruse. Kjo do të çonte në një rritje të paparishikueshme çmimesh. “Do të ishin 300 dollarë për fuçi, në mos më shumë.”

Nord Stream 1 prej një deklade është një linjë e rëndësishme e furnizimit me gaz të Gjermanisë. Gazsjellësi kalon nga Rusia përmes Detit Baltik deri në Gjermani. Vendet e BE që tërheqin më shumë se 40% të gazit të importuar nga Rusia, po kërkojnë me intensitet të shkëputen nga varësia energjetike ruse.

Image

Shkatërrime në qytetin ukrainas Irpin

Zelensky: “Do të qëndroj në Kiev”

Ndërkohë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky nuk do të largohet nga kryeqyteti megjithë luftimet në Kiev. “Unë do të qëndroj në Kiev“, tha ai të hënën në mbrëmje në një mesazh me video, duke theksuar se nuk fshihet dhe nuk ka frikë. Sipas të dhënave të zyrës presidenciale, Zelensky tërhoqi ushtarët ukrainas që angazhohen në misione ushtarake. “Ushtarakët mjaft profesionistë” nevojiten në luftë kundër agresionit rus, ka thënë Zelensky. Ukraina, sipas njoftimeve, angazhohet në Kosovë, Kongo dhe në Republikën e Bregut të Fildishtë.

Image

Volodymyr Zelensky

 

Ndërkohë në sulmet ajrore kundër metropolit verior ukrainas, Sumy janë vrarë më shumë se 10 vetë, mes tyre edhe fëmijë bëjnë të ditura autoritetet vendore. Ndërsa në qytetin port, Mariupol, situata po shkallëzohet, sipas këshillit bashkiak. “nuk ka rrugë pa dritare të thyera, ndërtesa apo shtëpi të shkatërruara.”/DW

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

10 shenja që partneri është shumë më kontrollues seç duhet!

Story i radhës

Natyra shoviniste e popullit rus

Të fundit nga

ShkoLartë