Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky i ka kërkuar Këshillit të Sigurimit përjashtimin e Rusisë nga ky organizëm.
Në fjalën e tij përpara këtij, organi me anë të një video-konference, Zelensky kërkoi edhe përcaktimin e një termi për shtetet terroriste duke thënë se Rusia është një vend i tillë.
Kush nga ju nuk bie dakord se kjo qe ben Rusia është terrorizëm? Një shtet duhet të quhet i tillë, për sa kohë vret njerëz paqësorë. Është një organizatë, e cila i është vënë kundër gjithë botës.
Zelenskiy më tej i kërkoi Këshillit të Sigurimit të dëbojë Moskën nga Kombet e Bashkuara dhe të krijojë një gjykatë për të hetuar veprimet e ushtrisë ruse në Ukrainë.
Rusia nuk ka të drejtë të marrë pjesë në diskutime dhe votime në lidhje me luftën në Ukrainë, e cila është e paprovokuar dhe e pajustifikuar. Unë ju bëj thirrje që delegacionit të shtetit terrorist t’i heqni kompetencat.
Presidenti risolli në vëmendje sulmin e fundit në Kremenchuk, në një qendër tregtare ku u vranë 18 persona dhe u plagosën rreth 60 të tjerë.