Rusia intensifikon sulmet ndaj zonave urbane të Ukrainës

March 2, 2022
1 minut lexim

Rusia bombardoi të martën një kullë televizive në kryeqytetin e Ukrainës dhe lëshoi raketa mbi qytetin e Kharkivit duke intensifikuar bombardimet ndaj zonave urbane të Ukrainës. Ky zhvillim po shihet si një ndryshim taktike ushtarake nga ana e Moskës pas ngecjes së një sulmi që ka hyrë në ditën e gjashtë të tij.

Një zyrtar amerikan tha se një autokolonë ruse e blinduar, disa kilometra e gjatë, e cila i është drejtuar kryeqytetit të vendit, Kievit, nuk ka bërë asnjë përparim në 24 orët e fundit. Ajo kishte ngecur në vend për shkak të problemeve logjistike, mungesës së karburantit dhe ushqimeve, si dhe ndoshta ishte ndaluar për të rivlerësuar taktikat ushtarake.

Ministria ruse e mbrojtjes u kërkoi banorëve të Kievit të largohen dhe tha se do të godiste disa zona të cilat nuk i specifikoi, që përdoren nga shërbimet e sigurisë dhe të komunikimit të Ukrainës.

Duke folur në Kiev në një kompleks qeveritar nën masa të rrepta sigurie, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha se Rusia duhet “së pari të ndalojë bombardimin e njerëzve” përpara se bisedimet e paqes të mund të shënojnë ndonjë përparim.

Zoti Zelenskiy, bisedoi të martën në telefon për 30 minuta me Presidentin amerikan Joe Biden. Ai tha se breshëritë e artilerisë në qytetin lindor të Kharkiv-it përbënin “terrorizëm shtetëror”.

Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti Biden dhe zoti Zelenskiy diskutuan rreth intensifikimit të sulmeve nga ana e Rusisë në zonat ku jeton popullsia civile. Presidenti amerikan pritet të theksojë unitetin perëndimor mbi Ukrainën në fjalimin e tij të parë mbi gjendjen e vendit që do të mbajë të martën në mbrëmje.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

BE përgatitet për miliona refugjatë nga Ukraina

Story i radhës

Edhe SHBA mbyll hapësirën ajrore për Rusinë

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë