Forcat ruse kanë lëshuar 60 raketa dhe kryen sulme të tjera me dronë pëgjatë territorit të Ukrainës të premten, duke goditur kryeqytetin Kiev dhe qytetet në veri, jug, perëndim dhe qendër.
Si pasojë e sulmeve, dy persona civil u vranë e gjashtë të tjerë u plagosën në banesën e tyre në qytetin Kryvih Rih dhe një i tretë vdiq në Kherson, raporton BBC.
Sulmet janë intensifikuar këtë javë pasi Rusia po synon infrastrukturën civile të Ukrainës.
Energjia elektrike ka rënë plotësisht në Kharkiv në veri dhe në disa rajone të tjera.
Alarmi u ngrit në të gjithë Ukrainën derisa zëdhënësi i Forcave Ajrore, Yuriy Ignat, konfirmoi se në total ishin lëshuar 60 raketa. Disa të tjerë raportuan se të përfshirë në sulm ishin edhe disa dronë.
Që nga tetori, Rusia ka kryer një sërë sulmesh kundër Ukrainës që kanë dëmtuar sistemin energjetik dhe infrastrukturën civile.