Kremlini i ka reaguar presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili tha se Ukraina do t’ çlirojë të gjitha territoret dhe ushtarët rusë duhet të ikin nëse duan të mbijetojnë.
I pyetur nga një gazetar, zëdhënësi Dmitry Peskov thotë se “operacioni special ushtarak” i Rusisë – siç i referohet Moska pushtimit – do të vazhdojë sipas planit, shkruan BBC.
“ Operacioni special ushtarak vazhdon, vazhdon metodikisht dhe në koordinim me planet aktuale.
Të gjitha objektivat do të përmbushen”, thotë Peskov.