Moska i është përgjigjur ashpër sanksioneve që janë vendosur nga Perëndimi.
Rusia ka deklaruar se sanksionet e vendosura ndaj saj do të bien drejtpërdrejt mbi vetë Bashkimin Europian.
“Paketa aktuale e sanksioneve do të ndikojë në përkeqësimin e problemeve socio-ekonomike në vetë BE-në”, kështu ka deklaruar zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova.
Kujtojmë se, Rusia ka nisur sulme të reja të premten në Ukrainë, duke e dëmtuar rëndë infrastrukturën energjetike të këtij shteti.