Rusia hedh në erë aksidentalisht anijen e vet në Detin e Zi

Marina ruse raportohet se ka hedhur në erë një nga anijet e saj në Detin e Zi pranë qytetit jugor të okupuar të Mariupolit.

Sipas raportimeve në Telegram, një mjet fluturues shpërtheu kur goditi një minë detare ruse, shkruan Skynews.

Mësohet se ekuipazhi i flotës së Detit të Zi D-106 i mbijetoi incidentit.

“Afër Mariupolit, një mjet fluturues i flotës së Detit të Zi D-106 shpërtheu në një minë”, thuhet nga një llogari në Telegram e lidhur me Moskën.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Veliaj sërish kryetar i qarkut Tiranë për PS: Do vijojmë reformat për fitore të tjera

Story i radhës

Nga ky muaj fatura më të larta për rrymë, ja cilat pajisje harxhojnë më shumë

Të fundit nga