rusia e gatshme te heqe dore nga disa kerkesa per ukrainen 6242263ca2311

​Rusia e gatshme të heqë dorë nga disa kërkesa për Ukrainën?

March 28, 2022
1 minut lexim

Rusia nuk dëshiron më që Ukraina të “denazifikohet” dhe është e gatshme të lejojë që Kievi të anëtarësohet në BE nëse mbetet ushtarakisht i paangazhuar si pjesë e bisedimeve të vazhdueshme për armëpushimin, sipas burimeve të Financial Times pranë negociatorëve.

Marrëveshja e armëpushimit që po negociohet aktualisht duhet të përfshijë tërheqjen e Ukrainës nga anëtarësimi në NATO në këmbim të garancive të sigurisë dhe perspektivës për t’u bashkuar me BE. Por burimet e zbuluan këtë informacion në kushte anonimiteti pasi çështja ende nuk është rënë dakord përfundimisht.

“Projekt dokumenti i armëpushimit nuk përmban asnjë diskutim për tre kërkesat kryesore të Rusisë – “denazifikimin”, “çmilitarizimin” dhe mbrojtjen ligjore të gjuhës ruse në Ukrainë”, tha një burim i paidentifikuar për Guardian.

Të dërguarit nga të dyja palët takohen në Stamboll të martën për raundin e katërt të bisedimeve të paqes që synojnë t’i japin fund pushtimit rus.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

pse rriten cmimet direkt ne shqiperi pas ngritjes ne burse aliaj ndodhi gati dy jave pas nisjes se luftes 624225fb22203
Story i mëparshëm

Pse rriten çmimet direkt në Shqipëri pas ngritjes në bursë? Aliaj: Ndodhi gati dy javë pas nisjes së luftës

pse duhet te ndaloni menjehere perdorimin e aromatizuesve te ajrit 62422640eccaa
Story i radhës

​Pse duhet të ndaloni menjëherë përdorimin e aromatizuesve të ajrit

Të fundit nga

​Nestle investon në kafenë e Brazilit

Gjigandi zviceran i ushqimit Nestle ka njoftuar se planifikon të investojë 88.7 milionë dollarë, në kapacitetin prodhues në Brazil në segmentin e pijeve të kafesë nga linja Nescafe deri në vitin 2028.
ShkoLartë