Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the ol-scrapes domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-includes/functions.php on line 6114

Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the ol-scrapes domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-includes/functions.php on line 6114
Rusia do të përdorë “flamurin e rremë” për pushtimin e Ukrainës? – Gazeta.mk

Rusia do të përdorë “flamurin e rremë” për pushtimin e Ukrainës?

min lexim

Në gushtin e vitit 1939, errësira sapo kishte ra mbi kullën transmetuese të antenës ( e gjatë 111m) së radiostacionit në Gliëice, kur shtatë persona hyjnë në dhomën e kontrollit të radiostacionit gjerman! Personat ishin të veshur si fermerë polak, por në fakt ishin njësi speciale e SS për të kryer operacionin “Operacioni gjyshja është vdekur”.

Pastaj kumbon lajmi në radiostacion: Vëni re! Këtu Gliëice. Radiostacioni është në duart e polakëve! Ishte lajmi që u publikua diku pas orës 20:00.

Kufomat e disa të burgosurve nga ndonjë kamp përqendrimi dhe një fermer gjermano-polake e veshur më pas me uniformë ushtarake polake u vendosën në vend ngjarje.

Edhe BBC ( disa orë më vonë) lajmëron për sulmin mbi radiostacionin gjerman. Nazistët gjerman e menduan këtë metodë dhe arritën të krijojnë një arsye për të e sulmua Poloninë! Vërtetë, sulmi ndodhi të nesërmen në mëngjesin e hershëm! Ky rast i radiostacionit në Gliëice është bërë, që atëherë një nga operacionet më të famshme të “flamurit të rremë në histori!”.

Profesori Sven Holtsmark në Departamentin e Studimeve të Mbrojtjes, beson shumë pak, në justifikimin e nazistëve për të hy në vendin fqinjë…..

Franca dhe Britania i shpallën luftë Gjermanisë me menjëherë pas kësaj….! Askush nuk e bleu për të vërtetë këtë skenë të vitit 1939…..

Por me sa duket lideri i Bashkimit Sovjetik Joseph Stalin, mendoi se Hitleri bëri një lëvizje elegante për të ndikuar në opinionin botëror. Ai, (Stalini) saktësisht tre muaj më vonë, provoj diçka të ngjashme! 

Rasti i Manilës/ Stalini ishte nisur për të pushtuar Finlandën dhe pretekst që ai përdori ishin shtatë predha artilerie që ranë me shumë zhurmë, më 26. nëntor, pikërisht pranë një poste kufitare ruse në Karelia. Pra nuk kishin qëllua finlandezët por sovjetikët.

Qëllimi ishte të portretizohet Finlanda si një sulmues! Për këtë, shkruante gazetari amerikan John Gunther se kjo aventurë padyshim është e sajuar! Megjithatë, kjo nuk i pengoj sovjetikët të sulmonin Finlandën më 30 nëntor 1939.

Pak më vonë, Stalini krijoj një qeveri kukull finlandeze të quajtur Republika Demokratike Finlandeze me kryeqytetin e saj në fshatin e vogël Terijoki. Tre muaj më vonë Bashkimi Sovjetik fitoi luftën dhe pushtoj pjesë të Finlandës, por me një çmim shumë të lartë! Ndoshta mbi 160.000 ushtarë sovjetikë u vranë në luftimet kundër ushtrisë finlandeze që ishin numerikisht tepër shumë të vogla!

Lufta hibride e Republikës Demokratike Finlandeze, sot gjendet si paralele në dy republikat separatiste të mbështetura nga Rusia në Ukrainën lindore: Republika Popullore të Donetskut dhe Luganskut! Që kur Rusia pushtoi gadishullin e Krimesë në mars të 2014, të ashtuquajturit separatistët e mbështetur nga Rusia i kanë luftuar forcat qeveritare ukrainase në rajon! Kremlini mbështet rebelët në lindje me armë, para dhe materiale të tjera.

Edhe mercenarët rus kanë marrë pjesë në këto luftime. Pikërisht në këtë zonë Pentagoni ka frikë se Rusia do të përdorë një “flamur të rremë” për të justifikuar një pushtim të madh. Rusia operon dhe hedhë dyshime për të trilluar një pretekst për një pushtim, tha për CNN këshilltari i Sigurisë Kombëtare Amerikane, Jake Sullivan!

Konkretisht, kjo mund të bëhet nga forcat speciale ruse që kryejnë aksione sabotuese ose terroriste kundër objektivave në zonat e shkëputura, dhe më vonë duket sikur Ukraina qëndron pas saj, thotë një burim i inteligjencës…) Fqinjët tanë serb janë edhe më të rafinuar ndaj neve shqiptarëve sepse shembujt e inskenimeve raciste e ruse janë të vona!

Dhuna serbe ndaj shqiptarëve është më e hershme, inskenimet po ashtu por zbardhja e të gjitha inskenimeve është një imperativ i kohës! Përlotë kopilë i kemi te dera! Këto janë vrasjet e hasmëria ndaj njëri tjetrit! Edhe sot duhet të jemi vigjilent, sepse mizoritë e racizmit serbosllav nuk janë të pamundshme! Edhe çka duhet më shumë të bëj kjo politikë gjenocidi që të mbushemi mend? Këto pyetje duhet t’u shkojnë në mendje atyre që e kanë harruar këtë dhunë duke vrapuar mbas hajnisë e pasurisë! Serbosllavët po mprehin shpatat!

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Денес е Свети Григориј, Епископ Ниски

Story i radhës

Tërmet në Greqi, ku ishte epiqendra

Të fundit nga