Rusia dhe Ukraina raportojnë për sulme me dronë

January 30, 2024
1 minut lexim

Mbrojtja ajrore ruse gjatë natës ka zmbrapsur sulme me dronë nga Ukraina në gadishullin e aneksuar të Krimesë dhe në katër rajone, tha Ministria ruse e Mbrojtjes, ndërkaq Rusia ka lëshuar 35 dronë sulmues në Ukrainë, thanë Forcat Ajrore ukrainase më 30 janar.

Në total, 21 dronë ukrainas janë rrëzuar, tha ministria ruse. Përveç Krimesë, në rajonet ruse pranë kufirit me Ukrainën, Bolgorod, Brijansk, Kaluga dhe Tula, po ashtu janë shënjestruar nga sulmet me dronë.

Moska tha se 11 dronë janë penguar mbi Krime, duke mos dhënë informacione për dëme apo viktima.

Këto informacione nuk kanë mundur të konfirmohen në mënyrë të pavarur.

Ukraina tha se ka arritur të rrëzojë 15 nga 35 dronët e lëshuar në rajonin e Mikolajivit, Sumit, Harkivit dhe Kievit, por edhe në rajone të tjera.Forcat ruse po ashtu kanë sulmuar me dy raketa kundërajrore S-300 në rajonin lindor ukrainas të Donjeckut. Sipas autoriteteve lokale, në Dinpropetrovsk ka shpërthyer një zjarr pas një sulmi me dronë.

Ende nuk ka informacione për viktima të mundshme nga këto sulme.

Rusia, që ka nisur pushtimin e Ukrainës pothuajse dy vjet më parë, vazhdimisht ka sulmuar Ukrainën me dronë dhe raketa.

Përderisa kryeqyteti ukrainas, Kiev, është i pajisur relativisht mirë me sisteme të mbrojtjes ajrore falë ndihmës perëndimore, rajonet e tjera ukrainase kanë më pak aftësi për t’iu kundërvënë sulmeve ajrore.

Krimeja, që është aneksuar ilegalisht nga Rusia më 2014, vazhdimisht ka qenë cak i sulmeve ukrainase që kur Moska nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt 2022.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Lewandowski “preket” nga fjalët e Xavit

Story i radhës

​Ministri gjerman i Mbrojtjes viziton Kosovën më 5 shkurt

Të fundit nga

Citate motivuese për kohët më të errëta

Leximi i citimeve motivuese gjatë kohëve më të vështira mund të jetë jashtëzakonisht i dobishëm. Këto janë momente kur gjykimi mjegullohet dhe frymëzimi zbehet, duke lënë vend për një ndjenjë shtypjeje. Pothuajse

Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua

12 Shkup, 29 nëntor – Numri i grave të vrara nga bashkëshortët apo familjarët e tyre në botë ishte 51,100 vitin e kaluar, njoftoi të hënën agjencia e Kombeve të Bashkuara për

Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Gresa, ka vazhduar përplasjet me Rovenën. Ajo e quajti atë si ‘e sëmurë nga xhelozia’ dhe shkak u bë interpretimi i një kënge në programin festiv
ShkoLartë