Rusia dhe Kina kalojnë në monedha kombëtare për pagesat e dërgesave të energjisë

min lexim

Zëvendëskryeministri i Rusisë, Aleksandr Novak tha se tregtia e energjisë midis Rusisë dhe Kinës u rrit me 64 për qind këtë vit në terma monetarë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë për kanalin shtetëror rus “Rossiya-24”, Novak vlerësoi tregtinë e energjisë midis Rusisë dhe Kinës.

Ai tha se dërgesat e energjisë nga Rusia në Kinë u rritën këtë vit. “Vëllimi ynë tregtar në sektorin e energjisë i cili përfshin industrinë e naftës, gazit, qymyrit dhe energjisë elektrike, u rrit me 64 për qind në terma monetarë dhe me 10 për qind në terma fizikë këtë vit”, tha Novak.

Sipas tij, monedhat kombëtare janë përdorur në tregtinë dypalëshe midis dy vendeve, veçanërisht në fushën e energjisë. “Të dy vendet kalojnë në monedhat kombëtare në pagesat e dërgesave të energjisë. Ne po kalojmë në pagesa me rubla dhe juanë për pagesa të ndërsjella, duke përfshirë dërgesat e pajisjeve nga Kina”, tha ai.

Novak potencoi se pagesat për dërgesat e gazit natyror ndërmjet “Gazprom”-it dhe Kinës bëhen tashmë në rubla dhe juanë.

Burimi: GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Sakrifica që ka bërë Michelle Obama gjatë qëndrimit në Shtëpinë e Bardhë lidhet me flokët!

Story i radhës

Bekteshi: Deri në fillim të dhjetorit pres ulje të çmimeve të produkteve bazë

Të fundit nga