Rusia: Burimet ushtarake ukrainase kanë shteruar

August 15, 2023
1 minut lexim

Ministri rus i mbrojtjes tha sot se burimet ushtarake të Ukrainës kanë “shteruar” pasi Kievi po kryen një kundërofensivë të vështirë për të rimarrë territorin ukrainas të mbajtur nga forcat ruse.

“Resurset ushtarake të Ukrainës janë shteruar,” tha Sergei Shoigu në një konferencë të sigurisë në Moskë.

Ministri rus theksoi se fushata ushtarake në Ukrainë, siç e quan Moska pushtimin e saj në Ukrainë tani në muajin e saj të 18-të, kishte rezultuar një “provë e rëndë ” për ushtrinë ruse, por vuri në dukje se Rusia kishte arritur të rriste “dukshëm” prodhimin e mjeteve të blinduara.

Ai shtoi se armët perëndimore të dorëzuara në Kiev nuk kanë “asgjë unike” dhe se ato nuk janë të paprekshme ndaj armëve ruse në fushën e betejës.

Ne jemi të gatshëm të ndajmë vlerësimet tona për pikat e dobëta të pajisjeve perëndimore”, u tha ministri rus zyrtarëve ushtarakë ndërkombëtarë që merrnin pjesë në konferencë.

Ai falënderoi ushtarët rusë të cilët, tha ai, po luftojnë në fushën e betejës kundër ” neo-nazistëve “, pas retorikës së Kremlinit që pretendon se pushtimi i Ukrainës ka për qëllim rrëzimin e një regjimi neo-nazist.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

MASH: 55 shkolla do të fillojnë vitin e ri shkollor me kushte ndjeshëm të përmirësuara të mësimdhënies

Story i radhës

Largimi i Zaniolos e hap rrugën e rikthimit të Rashicës

Të fundit nga

​Telegram njofton partneritet me xAi të Musk

Shërbimi i mesazheve të enkriptuara, Telegram, ka hyrë në një partneritet me kompaninë e inteligjencës artificiale të Elon Musk, xAI. Duke e bërë të ditur marrëveshjen në rrjetet sociale, shefi i Telegram-it,
sqmken
ShkoLartë