Rusia bllokon rrjetin social Facebook

Qeveria Ruse ditën e Premte tha se do të kufizonte pjesërisht aksesit në Facebook. Lajmi vjen pasi rrjeti social vendosi kufizime mbi katër media shtetërore si rrjeti televiziv Zvezda, agjencia e lajmeve RIA Novosti dhe uebsajtet Lenta.ru dhe Gazeta.ru.

Më 24 Shkurt autoriteti i komunikimeve elektronike Roskomnadzor kërkoi prej Meta që do të hiqte kufizimet e vendosura ndaj mediave Ruse duke kërkuar shpjegim për arsyet e bllokimit.

Rrjeti social Facebook nuk ju përgjigj pretendimeve të Rusisë dhe as nuk foli rreth masave të marra ndaj mediave shtetërore në platformë.

I qartë është fakti se kufizimet e aplikuara nga Meta shtrihen edhe tek whatsApp dhe Instagram. Ndërsa Rusia vazhdon me planet e saj të pushtimit të Ukrainës, mijëra Rusë kanë dalur në protesta kundër luftës. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Larg sysh – larg zemrës” – e vërtetë apo mit?

Story i radhës

Osmani dhe Selakoviq në vendin e pikës kufitare Llojan- Miratoc

Të fundit nga