Rusia bllokon aksesin në Instagram

March 14, 2022
1 minut lexim

Rusia vendosi të dëbojë ditën e sotme rrjetin social Instagram duke bllokuar aksesin në platformë për mëse 80 milionë përdorues.

Në një cicërimë në rrjetin social Twitter, shefi i Instagram Adam Mosseri tha se 80% e njerëzve në Rusi ndjekin të paktën një llogari jashtë vendit të tyre.

Përgjatë fundjavës influencerët Rusë publikuan mesazhe lamtumire për ndjekësit e tyre duke i inkurajuar ti ndjekin në platforma alternative ose të shkarkojnë VPN për të anashkaluar masat për bllokimin e Instagram.

Shumë influencerë u shprehën të irrituar. Washington Post raportoi se një influencerë mode, Karina Nigay, tha se Instagrami kishte qenë puna e saj. “Imagjinoni sikur të pushoheshit nga puna dhe të mos keni më asnjë burim të ardhurash,” shprehej ajo. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Javët e ardhshme, vendimtare për luftën në Ukrainë

Story i radhës

(VIDEO) Bekteshi: Mos bëni panikë, ka rezerva të miellit!

Të fundit nga

ShkoLartë