Rusi, një i vdekur gjatë uljes së detyruar të një helikopteri

Të paktën një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur pasi një helikopter bëri ulje të detyruar në rajonin rus Kemerovo, raportuan mediat lokale, transmeton Anadoliu.

“Një helikopter privat Mi-8 që transportonte dhjetë persona bëri një ulje të detyruar pranë malit Topkhan në rrethin Mezhdurechensk, me ç’rast një person humbi jetën dhe një tjetër u plagos”, tha një burim nga shërbimet operative për agjencinë shtetërore të lajmeve TASS.

Më tej shtohet se një tjetër helikopter që fluturonte pranë Mi-8 e mori viktimën dhe u kthye për të marrë të plagosurin.

Pritet që një tjetër helikopter nga qyteti Gorno-Altaisk të arrijë në vendngjarje për të evakuuar tetë personat e tjerë.





Story i mëparshëm

Tërmeti mori jetën e 11 punonjësve të medias në Adıyaman

Story i radhës

Skenderaj: Mbi 12 milionë euro dëme nga përmbytjet

Të fundit nga

Shtanget Juventus

Manchester United ka hyrë në bisedime me mesfushorin e Juventusit, Adrien Rabiot. Kontrata e lojtarit francez