Rusi, 10 të vdekur nga rrëzimi i një avioni, në bord edhe kreu i Wagnerit Prigozhin

August 23, 2023
1 minut lexim

Dhjetë persona humbën jetën sot në një aksident të një avioni privat në rajonin veriperëndimor Tver të Rusisë, transmeton Anadolu.

Yevgeny Prigozhin, kreu i grupit ushtarak privat Wagner, ka qenë në mesin e pasagjerëve në aeroplan, ka thënë Agjenca Federale e Transportit Ajror.

“Agjencia Federale për Transportin Ajror të Rusisë (Rosaviatsiya) nisi një hetim për rrëzimin e aeroplanit ‘Embraer’ që ndodhi në rajonin Tver, tha agjencia në deklaratën e saj, duke shtuar se emri Yevgeny Prigozhin ishte përfshirë në listën e pasagjerëve të avionit të rrëzuar”, raportoi agjencia e lajmeve Tass.

Avioni që u rrëzua po udhëtonte nga kryeqyteti Moskë për në Shën Petersburg.

Prigozhin pushtoi ballinat e mediave në qershor kur nisi një “rebelim të armatosur” kundër udhëheqjes ruse, të cilit i dha fund shpejt.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Më mirë për Tetovën: VRITEMI, o nga zjarri o nga tymi

Story i radhës

Gostivari shkëlqen, gjunjëzon Rabotniçkin 

Të fundit nga

ShkoLartë