ruset vrasin roberit ukrainas te luftes shfaqen pamjet 67d3580b64050

Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës – shfaqen pamjet

March 14, 2025
1 minut lexim

Rusët po tregohen të pamëshirshëm edhe kur bëhet fjalë për trajtimin e robërve të luftës, duke shkelur me rëndësi të drejtat e njeriut dhe konventat ndërkombëtare që mbrojnë të burgosurit e luftës.

Së fundi, një video shokuese ka dalë në internet, e cila tregon një akt brutal të dhunës ndaj ushtarëve ukrainas.

Pamjet që vijnë nga fronti i luftës në rajonet brenda territorit të Rusisë, janë të tmerrshme dhe dëshmojnë një tjetër krim të luftës të kryer nga ushtarët rusë.

Image

Pamjet

Në fillim, pamjet tregojnë momentin kur ushtarët ukrainas kapen dhe bëhen robër, duke tregon se ata janë marrë në dorëzim.

Por, një video më vonë zbardh skenën e tmerrshme të ekzekutimit të të burgosurve, ku trupat e të vrarëve shihen me duar të lidhura pas shpinës, një veprim që tregon qartë se ata ishin të paarmatosur dhe të pafuqishëm për të mbrojtur veten.

Dëshmitë e tjera dhe dokumentimi i këtij krimi janë publikuar në internet, duke e bërë këtë akt të dhunshëm të njohur për opinionin publik.

Ky incident ka ndodhur në rajonin rus të Kurskut, ku pesë të burgosur ukrainas janë ekzekutuar, një tjetër episod i dhunës që shton shqetësimet ndërkombëtare për mënyrën se si po trajtohen robërit e luftës nga ushtria ruse.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

ja te besuarit e didier deschamps 67d3543ef3424
Story i mëparshëm

Ja të besuarit e Didier Deschamps

scarlett johansson tregon pse nuk ka ne plan te bej nje nga rolet e saj me te famshme 67d359a66c82c
Story i radhës

Scarlett Johansson tregon pse nuk ka në plan të bëj një nga rolet e saj më të famshme

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë