Politikanët ukrainas akuzojnë trupat ruse që marshuan pesë javë më parë për dhunë të synuar ndaj grave dhe vajzave. Deputeti Oleksiy Goncharenko raporton në një video të publikuar në Twitter se trupat e zhveshur të grave u gjetën në anë të rrugës jo shumë larg Kievit.
“E kuptoni se çfarë ndodhi,” thotë ai – duke treguar qartë përdhunimin. Rusët u përpoqën të digjnin trupat e grave, thotë Goncharenko. Në qytetin Irpen, jo shumë larg Kievit, gra dhe vajza u qëlluan, tha për DW kryebashkiaku Olexander Markuschyn.
“Më pas ato u goditën nga tanket”. Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba tha në një video-mesazh të publikuar në Twitter për mizoritë e raportuara se sa më shpejt ushtria ukrainase të “çlirojë” zonat e pushtuara nga Rusia, aq më shumë të drejtat e njeriut do të mbrohen atje:
“Gratë nuk do përdhunohen. Fëmijët nuk do të shohin nënat e tyre të dhunuara. Civilët nuk vriten”. Ai shtoi se vendi i tij ka nevojë për mbështetje. “Ne kemi nevojë për armë – tani.”