Rusët rrëmbejnë dy automjete ushtarake ukrainase dhe nisen me shpejtësi drejt Kievit

1 minut lexim

Luftimet e ashpra vazhdojnë në Ukrainë.

Zv/ministrja e Mbrojtjes ukrainase, Anna Maliar ka thënë se trupat ruse kapën dy automjete të Forcave të Armatosura të Ukrainës,  veshën uniformën e ushtrisë ukrainase dhe po lëvizin në qendër të Kievit nga rrethi Obolon i qytetit, shkruan Ukrinform.

Zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Anna Maliar, e ka bërë të ditur këtë në Facebook.

“Ushtria ruse ka sekuestruar dy automjete të Forcave të Armatosura të Ukrainës, janë kthyer në uniformë të ushtrisë ukrainase dhe po lëvizin me shpejtësi të madhe drejt qendrës së Kievit nga Obolon. Ato ndiqen nga një kolonë kamionësh ushtarakë rusë,” tha ajo. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kapitalizmi lulëzon më së miri në një shoqëri të rrjedhshme dhe egalitare

Story i radhës

Rita Ora dhe Kim Kardashian shfaqen bashkë në Milano

Të fundit nga